Ballina Vendi Zbardhet skenari, Dumani ishte nisur drejt Fierit për atentat, dyshohet se i...

Zbardhet skenari, Dumani ishte nisur drejt Fierit për atentat, dyshohet se i zu pritë Talo Çela, zbulohen rolet e 3 bashkëpunëtorëve

1

3 persona janë të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nuredin Dumanit i cili u arrestua në Fier mbrëmjen e djeshme, në një apartament ku ndodhej i plagosur pas përplasjes me armë në fshatin Papër në Elbasan.

I arrestuar si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj, ndërsa 2 persona të tjerë janë ndaluar në komisariatin e Fierit pasi ende nuk është saktësuar pozicioni i tyre. Hoxhaj nuk është kapur në ambientet e banesës ku u arrestua Dumani, por jashtë pallatit. Sipas policisë ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit.

2 të shoqëruarit e tjerë dyshohet se që do e largonin Dumanin nga Fieri në drejtim të një qyteti tjetër pasi të mjekonte plagët.