Qeveria ka zbardhur kontratën e nënshkruar mes Albeptrol dhe EDG Natural Gas për marrëveshjen me ndarje prodhimi për fushat e gazit në Povelçë dhe Frakull.
Vendimi që u miratua disa ditë më parë në qeveri dhe që u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u ndal më shumë në investimin që do të bëhet, sesa në detajet teknike të ndarjes së prodhimit apo njohjes së shpenzimeve për kompaninë përfituese e cila rezulton të jetë një kompani me aksionerë vendas.
Kështu EDG Natural Gas zotërohet në 90% të saj nga ENERGY DEVELOPMENT GROUP me kuotat që zotëtohen nga sipërmarrësi Sokol Meqemeja teksa 10% janë në zotërim të MPACTO COMMUNICATIONS me aksionere të vetme Rezarta Bytyçi.
Marrëveshja për zhvillimin e aktivitetit të kërkimit dhe nxjerrjes së gazit në fushën e Povelçës dhe Frakullës që u nxorrën për shprehje interesi në vitin 2020 parashikon në nenin 10 specifkikisht detaje mbi Bonuset e Trajnimit, Prodhimit dhe Nënshkrimit.
“Kontraktori do të shpenzoje 20 000 (njëzet mijë) Dollarë Amerikan për çdo vit kontraktual për qëllime trajnimi të punonjësve të autoriteteve shqiptare ose për qëllime administrative në varësi të kërkesës së Ministrisë. Kontraktori do ti paguajë Albpetrolit bonusin e trajnimit dhe administrativ tridhjetë (30) ditësh pas fillimit të çdo Viti Kontraktual të Periudhës së Vlerësimit dhe Prodhimi. Në rast se këto periudha nuk fillojnë që në fillim ose nëse nuk përfundojnë në fund të një Viti Kontraktual të plotë, kjo shumë do të përllogaritet proporcionalisht.
Kontraktori do t’i paguajë Albpetrol-it Bonuset e Prodhimit si më poshtë:
a)Brenda tridhjetë (30) ditësh pas datës në të cilën Prodhimi mesatar Ditor i Gazit Natyror nga Zona e Kontratës, gjatë një periudhe prej nëntëdhjetë (90) Ditësh të njëpasnjëshme, arrin 50 000 Nm/dite pesëdhjetë mije normal metër kub Gaz Natyror në ditë, Kontraktori i paguan Autoriteteve Shqiptare, një Bonus Prodhimi prej pesëdhjete mijë dollarë amerikanë (50 000 USD).
b) Brenda tridhjetë (30) ditësh pas datës në të cilën Prodhimi mesatar Ditor i Gazit nga Zona e Kontratës gjatë një periudhe prej nëntëdhjete (90) ditësh të njëpasnjëshme arrin njëqind e shtatedhjetë mijë 170 000 Nm³/dite normal metër kab Gaz Natyror në ditë Kontraktori do t’i paguaje Autoriteteve Shqiptare një Bonus Prodhimi, prej shtatëdhjetë e pese mijë dollarë amerikane (75 000 USD).
c) Brenda tridhjete (30) ditësh pas datës në të cilën Prodhimi mesatar Ditor i Gazit nga Zona e Kontratës gjate nje periudhe prej nëntëdhjetë (90) ditësh të njëpasnjëshme arrin pesëqind mije 500 000 Nm³/dite normal metër kub Gaz, Kontraktori do ri paguajë Autoriteteve Shqiptare nje Bonus Prodhimi, prej njëqind mijë dollarë amerikane (100 000 USD).
Kontraktori do t’i paguajë Albpetrolit brenda 10 (dhjetë) ditëve pas datës efektive shumën prej pesëdhjetë mije dollarë amerikane (50,000 USD) si një bonus nënshkrimi. Bonusi nënshkrimit nuk do të përfshihet si kosto e rikuperueshme” thuhet në marrëveshje.
I njëjti dokument parashikon edhe pjesën e Albpetrol, Hidrokarbure Fitim dhe Rikuperimi i Kosove çka lidhet edhe me faktorin R që jo në pak raste në marrëveshjet e mëparshme hidrokarbure është bërë shkak për konflikte.
“9.1 Kontraktori do të siguroje të gjitha fondet e kërkuara për të kryer Operacionet Hidrokarbure sipas kësaj Marrëveshje. Kontraktori do të ketë të drejtën të përdorë gazin natyror të prodhuar nga Zona e Projektit, pa pagesë, në masën që është parashikuar në Programin Vjetor dhe Buxhetin për Operacionet Hidrokarbure, sipas kësaj Marrëveshjeje.
Hidrokarburet për Mbulim Kosto do të jenë në masën 84 % e hidrokarbureve të Disponueshume minus pjesën e Albpetrolit (ASP-Albania Share Production dhe Prodhimin e Gjykuar). Pjesa tjetër do të konsiderohet hidrokarbur fitim dhe do të taksohet me Tatim Fitimi, sipas legjislacionit ne fuqi.
Pjesa e fitimit që i mbetet Kontraktorit pas pagesës së Tatim Fitimit do të dalë nga librat e llogarive që mbahen për efekt të Faktorit R dhe/ose Tatim Fitimit. Trasferimi ose ndarja e prodhimit do të shoqërohet nga palët me faturë tatimore të fiskalizuar, sipas Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit dhe Qarkullimit”
Gazi Natyror i Disponueshem do të alokohet ndërmjet Albpetrolit dhe Kontraktorit bazuar ne Faktorin R,” thuhet në marrëveshje.
Faktori R është rezultat i shumës së të ardhurave të kontraktorit minus tatimin mbi fitimin të akumuluar gjatë tremujorit mbi shumën e kostove të gazit natyror në këtë tremujor. Monitor