Ballina Lajme Zbardhen tre akuzat e prokurorisë për Alda Klosin

Zbardhen tre akuzat e prokurorisë për Alda Klosin

1

TIRANË- Prokuroria mësohet të ketë ngritur tre akuza ndaj ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Klosi u arrestua mbrëmjen e kaluar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi në polici.

Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë. Dyshimet mbi Klosin u shtuan pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.