Ballina Vendi Zbardhen diskutimet, kryetarët e degëve të PD kundër dorëheqjes së Bashës

Zbardhen diskutimet, kryetarët e degëve të PD kundër dorëheqjes së Bashës

1

Shumica e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike të mbledhur nga kryedemokrati Basha në selinë blu pasditen e së dielës kanë qenë kundër dorëheqjes së tij.

Pëllumb Seferi, kryetari i për degën 8 Tiranë u shpreh se anëtarët e degës që drejton kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha.

“6 marsi u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për të mbrojtur veten. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë dhe mandatin e tyre në tavolinë”, mësohet të ketë thënë ai.

Në mbështetje të kreut të PD dolën edhe Ilir Koçia, kryetari i PD Kuçovë; sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika; Arif Rexhmata, kryetar i PD Kukës; Sabah Sheta kryetar i PD Krujë; Luan Hoti, kryetar i degës Durrës.

Agron Kapllanaj kryetar i PD në Fier propozoi krijimin e një komision të përbashkët për të bashkuar demokratët.

“Nëse foltorja nuk pranon, komisioni drejton PD deri në zgjedhje. Vendimi i 9 shtatorit për Berishën nuk ndryshon”, tha ai.