Ballina Lajme Politike Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së: Mundësoni sa më shpejt votën...

Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së: Mundësoni sa më shpejt votën e diasporës 

1

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar me ambasadorin e OSBE-së Vincezo Del Monaco, ku kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi si dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Diplomatja amerikan bashkë më ambasadorin e OSBE-së inkurajojnë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

Në fund të shkrimit të saj ambasadorja e BE-së, nënvizon edhe një herë se SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja Kim.