tvkombi
tvkombi

Xhulio Vrenozi bëhet gati per ndeshjen e rendesishme ne Kanada. Fton komunitetin shqiptar ne Kanada ta mbeshtese

Uncategorized

Publikuar ne:21:18 - 27/12/2022

Me daten 25 shkurt ne CAA Centre te Torontos ne Kanada, boksieri fierak Xhuljo Vrenozi do te kete nje perballje spektakolare me boksierin e pamposhtur kanadez Josh Wagner, me 14 ndeshje dhe asnje humbje. Josh Wagner renditet i 54-ti ne renditjen boterore ne peshen Welter.

Ne nje prononcim per faqen tone Xhuljo Vrenzoi eshte shprehur se: “Eshte nje ndeshje teper e rendesishme per mua, pasi boksieri kanadez eshte i nje niveli teper te larte. Ndeshje zhvillohet ne peshen Welter, 66.7 kg, e cila eshte ne favorin tim, pasi eshte kategoria ime ideale. Gjate kesaj kohe kam bere nje stervitje intensive, sapo kam perfunduar fazen pergatitore dhe ne fillim te janarit do te filloj me fazen taktike te stervitje. Pjesen e pare te stervitjes do ta zhvilloj ne qytetin tim te Fierit, ndersa me pas ne Angli”

Nje fitore e mundshme ndaj boksierit kanadez, do ta ngjisi Xhuljon te 50-tin ne renditjen boterore per kete peshe.

Ne fund, Xhuljo uron gjithe shqiptaret gezuar festat e fundvitit, dhe ka nje ftese per te gjithe shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Kanada, qe te jene te pranishem ne kete event madheshtor. Ai premton se nuk ka per ti zhgenjyer ata, dhe se bashku do te arrijne ta fitojne kete ndeshje kaq te rendesishme.

Ju sugjerojmë