Ballina Lajme Politike Xhaçka sërish në SPAK, për akuzat nga opozita në lidhje me pronat...

Xhaçka sërish në SPAK, për akuzat nga opozita në lidhje me pronat e ushtrisë kur ishte ministre e Mbrojtjes

1

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish këtë të premte (7 prill) në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë.

Kjo është hera e dytë që ministrja Xhaçka thirret në ambientet e SPAK. Herën e parë ajo u paraqit me 13 mars, e cila nëpërmjet një prononcimi të shkurtër për media, vetë Ministrja deklaroi se u thirr pas akuzave të opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.

Ndërkohë, më 9 mars, SPAK thirri deputetin socialist Bardhyl Kollçakun për të njëjtën çështje, atë të pronave të ushtrisë. Në mars të 2021-shit, Artur Meçollari, ish-zëvendës shefi i forcave detare kallëzoi në SPAK të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-Ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begaj përpos Kollçakut, për abuzimet, sipas tij, me pronat e ushtrisë.

/rtsh.al/