Ballina Vendi Vritet një person pas të shtënave me armë në metro në Nju...

Vritet një person pas të shtënave me armë në metro në Nju Jork

1

Të shtëna me armë në një metro në Nju Jork, vritet një person.

Një burrë qëlloi për vdekje një 48-vjeçar në gjoks në një tren të dielën. Sipas policisë, nuk ka patur persona të tjerë të lënduar.

Policia ka njoftuar se të shtënat ndodhën pak para mesditës në një tren që po udhëtonte mbi Urën e Manhatanit. Ndërkohë 48-vjeçari është transportuar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Sipas CNN, në një konferencë, shefi i departamentit Kenneth Corey u tha gazetarëve se të shtënat ishin një sulm i rastësishëm, i cili ndodhi ndërsa viktima ishte në trenin e fundit që shkonte nga Brooklyn në Manhatan.

“Sipas dëshmitarëve, i dyshuari po ecte mbrapa në të njëjtin vagon treni dhe ka nxjerrë një armë duke qëlluar në drejtim të viktimës nga afër”- tha shefi.

Sulmuesi u largua pasi treni mbërriti në stacionin e Canal Street në Manhattan. Corey tha se policia po shqyrtonte videon e sigurisë në përpjekje për ta identifikuar atë.

Një muaj më parë një burrë hapi zjarr brenda një treni të metrosë në Bruklin, duke plagosur 10 persona. Sulmuesi i dyshuar tashmë është nën akuzë për terrorizëm. Në janar, një grua u shty për vdekje para një treni të metrosë nga një i huaj. Këto raste kanë rritur gatishmërinë e policisë.