Ballina Bota Vritet ish-kryebashkiaku në Itali,kërkojë ndihmë para se te vdiste

    Vritet ish-kryebashkiaku në Itali,kërkojë ndihmë para se te vdiste

    1

    Itali- Gjendet i vdekur para derës së banesës ish-kryebashkiaku Pierangelo Repanati.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio.

    Ish-kryetari i Bashkisë Lodigiano nga viti 2004 deri në 2009, u gjet i pajetë me dy të çara në fyt.

    Fqinjtë kanë deklaruar se dëgjuan britma dhe thirrje për ndihmë. Duke nxituar për të parë se çfarë po ndodhte, ata gjetën trupin e viktimës të shtrirë afër derës së përparme.

    Repanati 57 vjeç, ishte një gazetar profesionist. Ai jetonte i vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi. Hipotezat e para të hetuesve nuk përjashtojnë që ai të jetë sulmuar pas zbulimit të hajdutëve në shtëpinë e tij.

    “Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë”- kujtojnë fqinjët. noa.al

    Burimi:Tgcom24