Ballina Vendi Vrau të riun në supermarket, Gjykata e Tiranës kthen dosjen e ish-agjentit...

Vrau të riun në supermarket, Gjykata e Tiranës kthen dosjen e ish-agjentit të krimeve: Ndryshoni veprën penale

1

Gjykata e Tiranës i ka kthyer prokurorisë dosjen e ish-policit të krimeve Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market Jurgen Dukën.

Arsyeja e kthimit nga ana e gjykatës ka qenë ndryshimi i kualifikimit të veprës penale, ku nga akuza e “vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike” të jetë “vrasje për cilësi të veçanta”. Gjykata e Tiranës gjithashtu nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurin.

Vrasja ka ndodhur më 14 dhjetorit 2021, ku ish-agjenti i krimeve në Dibër, Arbër Sula vrau me armë zjarri Jurgen Dukën për radhën në supermarket. Pas ngjarjes Arbër Sula ishte në arrati duke u vetëdorëzua në polici në 1 mars të 2022.