Ballina Lajme Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë, lihet në...

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë, lihet në burg Dan Hutra

1

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Tiranë, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Para togave të zeza, Hutra i pranoi akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Dan Hutra tronditi kryeqytetin të mërkurën (1 mars), pasi vrau me gjakftohësi tre gra dhe la të plagosura tre të tjera. Hutra ka një të shkuar kriminale, teksa ishte liruar nga burgu vetëm më 16 shkurt të këtij viti, pasi ishtë dënuar për “dhunë në familje”, akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa.

Dan Hutra i kreu krimet makabre në një plan të mirëmenduar. Fillimisht, në rrugën “Teodor Keko”, ai ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje, ai është larguar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, ku ka plagosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, ndërsa vrau me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

/rtsh.al/