Një vrasje e dyfishte dyshohet se ka ndodhur në Dukagjin këtë pasdite.
Viktimë dyshohet se kanë mbetur babë e bir, Gj.G dhe E.G. Mbrëmjen e kaluar, persona të paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë ne fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.
Sot kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona te paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend. Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë perse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.