Ballina Vendi Vrasja në Sukth, policia jep informacion zyrtar: Viktima pronar i një dyqani,...

Vrasja në Sukth, policia jep informacion zyrtar: Viktima pronar i një dyqani, u qëllua me automatik

1

Policia e Durrësit jep informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Sukth. Mësohet se viktima Arben Maneci ishte pronar i një dyqani dhe pikërisht ndaj objektit të tij është qëlluar me automatik.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.