Ballina Lajme Vrasja e 7-vjeçares në Himarë/ Rama: Ky është sezoni më i rregullt...

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë/ Rama: Ky është sezoni më i rregullt turistik në vend

1

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e djeshme të 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga efektivi i policisë. Rama shkruan në Twitter se ky është sezoni më i rregullt turistik që vendi ka patur. Më tej në vend që të adresonte problematikën, që përveçse incidenteve të vazhdueshme ka marrë jetën e një të miture, kryeqeveritari ia ka nxjerrë inatin medieve dhe opozitës.

“Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!”, shkruan kryeministri në Twitter.