Ballina Vendi Vonesa me 36 minuta e ambulances i mer jeten te...

Vonesa me 36 minuta e ambulances i mer jeten te riut grek, gjykata dëmshpërblen familjen e tij me 200 mijë euro!

1

Vonesa prej 36 minutash e ambulancës bëri që një 33-vjeçar të humbte jetën në Greqi, per këtë gjykata vendosi të shpërblejë me 200 mijë euro familjen.

Sipas medias greke “Prothema” 33-vjeçari kishte pësuar atak kardiak dhe humbi jetën për shkak se ambulanca vonoi 36 minuta për të shkuar në vendngjarje.

Për këtë çështje gjykata greke vendosi të shpërblejë familjen e 33-vjeçarit me 200 mijë euro. 33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve 4 vjeç e 8 muajsh dhe të ardhurat e tij mujore rreth 878 euro ishin të vetmet me të cilat mbante familjen.

Pas vdekjes së tij, gruaja kërkoi nga gjykatat administrative dëmshpërblimin për dëmin moral që pësoi nga vdekja e papritur e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të tyre.

Ajo ka kërkuar që asaj dhe fëmijëve deri në moshën madhore t’u jepen para për ushqime dhe për nevojat e jetesës.

Kështu qeveria greke, duke ratifikuar vendimin e apelit, ka dhënë 200 mijë euro si dëmshpërblim financiar për vuajtjen mendore që gruaja pësoi nga vdekja e bashkëshortit për shkak të vonesës dhe asistencë mujore deri në 1200 euro për dy fëmijët deri në moshën 18 vjeç.

Ndërsa 600 euro në muaj për bashkëshorten, pasi ajo nuk ka pasuri, nuk ka të ardhura dhe profesioni i saj i vetëm ishte mbajtja e shtëpisë, kujdesi familjar dhe rritja e fëmijëve.

Ndërkohë vlen të thuhet se në vendin tonë çdo ditë ndodhin ngjarje tragjike për shkak të vonesës së ambulancave, por askush nuk kujtohet për familjet që vuajnë.