Ballina Vendi Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “TARGET”, për goditjen e veprimtarisë kriminale...

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “TARGET”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

2

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë. Sekuestrohen 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TARGET”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.