tvkombi
tvkombi

Vladimir Putin heq dorë nga kontrolli i plotë i Ukrainës, fokus vetëm Donbasi

Vendi

Publikuar ne:12:14 - 13/04/2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri me dije se ushtria e Kremlinit do të përqendrohet në zonën e Donbasit, në Ukrainën lindore, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar që nga viti 2014.

New York Times shkruan se kjo është hera e parë që presidenti rus pranon se ofensiva ushtarake e Kremlinit do të kufizohet në Donbas, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga qëllimi i tij fillestar për të fituar kontrollin total të Ukrainës, që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit që jetojnë në Donbas, të cilët e ndjejnë lidhjen e tyre të pathyeshme me Rusinë,” tha Putini.

Gjatë fjalimit që mbajti ditën e djeshme në një konferencë shtypi në portin kozmik të sapondërtuar në Lindjen e Largët të Rusisë, Putini tha se bisedimet e paqes me Ukrainën kanë arritur në një fund pa dalje, dukë konsideruar të rreme lajmet për masakrën ruse në Buccha, ku u gjetën qindra trupa të pajetë civilësh gjysmë të varrosur.

Ju sugjerojmë