Zbardhet per dy dite grabitja e ndodhur ne nje banese ne fshatin Greshice te Mallakastres, ku nen ushtrimin e dhunes me leva e mjete te forta ndaj anetareve te familjes, dy persona arriten te vjedhin 2 milion leke te vjetra ne nje banese. Policia e Fierit ka ndaluar sot 2 autoret e dyshuar te vjedhjes me dhune dhe ka shpallur ne kerkim bashkepunetorin tjeter. Te ndaluarit jane Klejdi Saliaj dhe Arber Muçaj, te dy banues ne Panahor, e te denuar me pare per vjedhje me arme ne Greqi.