Ballina Lajme Politike Vizita e Tom Doshit në kryeministri/ Rama: S’është detyra ime të kontrolloj...

Vizita e Tom Doshit në kryeministri/ Rama: S’është detyra ime të kontrolloj kush hyn e del

1

Kryeqeveritari Edi Rama ka mohuar të ketë dijeni për vizitën e Tom Doshit në kryeministri. Ai u pyet nga gazetarët pasi mesditën e sotme Doshi është parë në këto ambientet. Në fjalën para medieve, Rama u shpreh se nuk është detyra e tij që të ruajë se kush hyn e kush del nga godina.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Kush hyn dhe kush del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi doli nga mbledhja e qeverisë.

Doshi ka qenë një nga ish-bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama. Në zgjedhjet e fundit ai fitoi mandatin e deputetit, por hoqi dorë.