Ballina Lajme Vitit 2023 rriten eksportet dhe importet

Vitit 2023 rriten eksportet dhe importet

1

INSTAT njofton se tendenca e rritjes se eksporteve dhe importeve shqiptare ka vijuar edhe në muajin e parë të vitit 2023.

Sipas të dhënave në Janar 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 20,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,6 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 16 mld lekë, duke u ulur me -19,4 %, krahasuar me Janar 2022 dhe me -70,3 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2022 janë: Maqedonia (207,5 %), Kosova (31,4 %) dhe Greqia (81,6 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (-4,1 %), Gjermania (-17,7) dhe Kina (-24,2 %).

Në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (27,4 %), Gjermania (16,2 %) dhe SH.B.A. (67,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2022 janë: Italia (12,3 %), Turqia (4,4 %) dhe Greqia (7,1 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3 %, të gjithë tregtisë.

Në Janar 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,5 %), Turqia (7,2 %) dhe Greqia (7,0 %).