Ballina Vendi Viti i ri shkollor do te nis më 12 shtator, Kushi: Do...

Viti i ri shkollor do te nis më 12 shtator, Kushi: Do të ketë 1 javë më shumë pushim

1

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale ka informuar se ka nënshkruar strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023, i cili do të fillojë më 12 shtator.

Ndër të tjera ajo ka bërë të ditur lajmin se në vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar do të kenë një javë më shumë pushime pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”,-shkruan ajo.