Ballina Vendi Viti i ri, koha e finalizimit të ambicieve dhe synimeve të kryebashkiakut...

Viti i ri, koha e finalizimit të ambicieve dhe synimeve të kryebashkiakut Armado Subashi. Tërësia e punëve të kryera një garanci për një mandat të tretë.

1

Trokitja e vitit të ri si kohë kalendarike, përbën për kryebashkiakun Armando Subashi kohën reale të shtimit të intensitetit të punës për të përmbushur tërësinë e premtimeve të tij të dhëna gjatë mandatit të dytë. Duke analizuar herë pas herë punët që kjo bashki ka kryer sa në qendër qytet dhe në 85 fshatrat e 11 njësive administrative tashmë bilanci është pozitiv. Sipas vetë kryebashkiakut Armadno Subashi ky vit, edhe pse është vit elektoral, intesiteti i punëve do të vazhdojnë me ritme të larta. Këto pohimit shtojnë akoma dhe më shumë ambicien e tij për të vazhduar punët e planifikuara nga ai si drejtues, por edhe stafi i tij që janë mësuar me këtë ritëm dhe vrull të lartë punësh. Gjatë prezantimit të buxhetit të këtij vitit Subashi iu ka bërë të qartë banorëve të kësaj bashkie që do të punohet me ritmet e duhura me qëllim që të ndihet mirë përpara banorëve në mbyllje të këtij mandati. Këto janë arritje të prekshme duke filluar nga qendra e qytetit deri në fshatrat ekstreme të kësaj bashkie, që kanë qenë të harruara prej vitesh dhe investimet kanë qenë të munguara. Sot bashkia e Fierit numëron rrugë të asfaltuara në qytet dhe në akset kryesore të njësive vendore, në rrugët lidhëse të tyre, me furnizimin me ujë në shtëpitë e tyre, me shkolla të rikonstruktuara, me kopshte çerdhe, qendra shëndetësore të cilat janë në shërbim të komunitetit. Bujqësia dhe blegtoria kanë shënuar rritje cilësore dhe sasiore, të ndihmuara me pika grumbullimi, përpunimi, me tregje bashkëkohore. Biznesi fierak ka dalë nga zona e përdorimit vetjak dhe tregtimit rajonal, duke shkuar në arenën ndërkombëtare. Sipërfaqet e konsiderueshme bujqësore janë tashmë të ujitshme dhe të vaditshme, falë investimeve në rrjetin e kanalizimeve. Krijimi i ndërmarrjeve të punëve publike, gjelbërimit, kanë sjellë një tjetër pamje për të cilën kërkohet bashkëpunimi i komunitetit për të ruajtur çdo investim publik që është në dobi të tyre. Gjatë prezantimit të buxhetit të këtij viti në fjalën e Subashit të bën përshtypje një qëndrim: Ndriçimi publik në fier quhet i përfunduar kur dhe shtëpia e fundit e një fshati do të ketë ndriçim në rrugën e tij. Me këto moto janë ndezur motorët për të përmbushur me dinjitet premtimet e dhëna. Pse jo dhe vazhduar një mandat të tretë me të cilin ai do të përmbushë gjithë planet e së ardhshmes.