Edhe pse keto dite kane qene te ftohta dhe me reshje shiu, serish puna per rehabilimin e shtratit te lumit Gjanice ka vijuar. Me orar te zgjatur , specialistet e firmes zbatuese te projektit kane vijuar punen, per te perfunduar brenda afateve te parashikuara kete veper, edhe pse moti nuk I ka favorizuar . E ne te gjithe kete proces, nuk mungojne edhe kureshtaret, te cilen edhe ne nje mot me shi, shohin nga afer transformimin e lumit