Ballina Vendi Vijon debati per incenatoret!Debate te forta mes mazhorances dhe opozites

Vijon debati per incenatoret!Debate te forta mes mazhorances dhe opozites

2

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës fillimisht për një padi nga PS ndaj Tabakut në SPAK pasi sipas saj shkelur ligjin duke takuar kreun e SPAK mëngjesin e sotëm dhe më pas me një paralajmërim për padi këtë herë nga ana e Tabakut ndaj kryetares së bashkisë Durrës, Emiriana Sako e cila u largua nga mbledhja pa mbaruar dëshminë.

Dëshmia e Emiriana Sako është shoqëruar me përplasje, teksa kjo e fundit tha se depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës i tha fund emergjencës mjedisore në qytet, ndërsa vend-depozitimi i Porto Romanos është kthyer tashmë në një park, nga gangrenë që ishte vite më parë.

Shumë pyetje ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi duke thwnw do e marrin pwrgjigjen me 6 mars, por nuk ka munguar as përgjigja nga PD, ku Ina Zhupa tha se kryebashkiakja tregoi se paratë i do për fushatë. Pas debateve kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka braktisur mbledhjen në komisionin hetimor, ku Tabaku paralajmëroi me kallëzim penal.

E para që dëshmoi sot në komision ishte ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, Valbona Ballgjini e cila tha se është pyetur nga SPAK dhe nuk mund të jap asnjë detaj për shkak të sekretit hetimor. Nga ana tjetër Tabaku tha se mos dëshmimi në komision vepër penale, megjithatë ajo shton se Ballgjni ka ardhur në komision dhe se vetë komisioni nuk mund të diktojë përgjigjet e saj. Kjo ka sjellë reagimin e anëtares së PS, Ermonela Felaj e cila i tha Tabakut se po bën presion ndaj dëshmitarëve.

Në komisionin Hetimor u thirrur sërish për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra, por nuk u erdhi. Kujtojmë se Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit, ndërsa ligji parashikon shoqërimin me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vijojë mbledhjen sot me dëshmitë e tjera që janë thirrur ku parashikohet të dëshmojnë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Balluku, kryebashkiaku Armando Subashi dhe ish ministri Shkëlqim Cani .

Këtë javë në komision do të jenë dëshmitarët ‘Vip” që nga ministra e ish ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. Në fund të punës së këtij komisioni do të dalin edhe 2 raporte një nga opozita dhe një nga mazhoranca për të punën dhe gjetjen e tij, ndërsa për aferën e inceneratorëve deri tani është në burg ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.