Ballina Bota Vijojnë luftimet në Ukrainë, autokolona gjigante ruse prej 65 km drejt kryeqytetit!...

    Vijojnë luftimet në Ukrainë, autokolona gjigante ruse prej 65 km drejt kryeqytetit! Bombardohet ndërtesa qeveritare në Kharkiv, Kievi: Guvernatori, objektivi i sulmit

    2

    Ukraina vazhdon rezistencën e saj ndaj sulmit rus sonte në natën e 5 të pushtimit. Beteja është intensifikuar në Kiev teksa imazhet satelitore të publikuara rishtazi tregojnë një autokolonë masive të armaturës ruse që zbret në kryeqytetin ukrainas. Fotot e marra të hënën, para mesditës në Ukrainë, tregojnë njësitë ushtarake ruse pranë aeroportit Antonov, rreth 27 km (17 milje) nga qendra e kryeqytetit. Në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, fotografitë satelitore tregojnë automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë Irpin dhe Stoyanka. Në kryeqytet duket sikur janë gati për një beteje finale.