Ballina Lajme Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të...

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

1

Roskovec/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 65 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 43 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. — Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. Sh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. — Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e djeshme, në Topojë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin G. P., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, dhe është larguar nga vendngjarja. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. P., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, kunatin e tij, shtetasin A. Dh., 31 vjeç, banues në Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale