Ballina Bota Vidhte eshtra dhe sende të të vdekurve nga varret/ Arrestohet 40-vjeçari

    Vidhte eshtra dhe sende të të vdekurve nga varret/ Arrestohet 40-vjeçari

    1

    Britania e Madhe- Arrestohet nga policia një 40-vjeçar britanik.

    Tristan Hearne u ndalua pasi në oborrin e pasim të shtëpisë së tij iu gjetën të groposura sende që dyshohet se janë vjedhur nga varret, e po ashtu dhe një kafkë njeriu.

    Sipas autoriteteve, 40-vjeçari ishte pjesë e një grupimi satanik, kjo për shkak dhe të tatuazheve të frikshme në trupi ne tij e po ashtu dhe nga postimet e gjetura në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, policia gjeti dhe disa eshtra të tjera njerëzish të cilat ishin zhvarrosur dhe më pas ishin fshehur në oborrin e një fqinji të tij.

    Nuk dihet se cili ishte qëllimi i veprimit të 40-vjeçarit, ndërsa hetimet vijojnë për të kuptuar nëse ai ndihmohej nga njerëztë tjerë.

    Lajme të sugjeruara