Ballina Vendi Vezet “Kinder Surprise”terhiqen nga tregu!Perbejne Rrezik helmimi per femijet, nga permbajtja e...

Vezet “Kinder Surprise”terhiqen nga tregu!Perbejne Rrezik helmimi per femijet, nga permbajtja e larte e salmoneles

1


Vezët e Kinder Surprise janë tërhequr nga tregu në Mbretëria e Bashkuar, pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë. Sipas mediave të huaja, produkti në fjalë mund të përmbajë Salmonelë, e cila mund të shkaktojë simptoma serioze dhe helmim.

Hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar, Shëndeti Publik i Skocisë, Agjencia e Shëndetit Publik të Uellsit dhe Agjencia e Shëndetit Publik në Irlandën e Veriut kanë gjetur një lidhje midis rasteve të raportuara të helmimit nga salmonela në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe çokollatës Kinder Surprise.

Kinder Surprises recalled as investigation into food poisoning underway - Cork Beo

Produktet e prekura janë vezët 20 gram ose paketimi me tre vezë midis 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.

Si masë paraprake, “Ferrero” ka tërhequr produktet dhe njerëzit po këshillohen të mos i hanë.