Ballina Vendi Vetëvritet 28-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës

Vetëvritet 28-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës

1

Një 28-vjeçar ka vrarë veten në komisariatin e Policisë së Kavajës. mësohet se bëhet fjalë për një 28-vjeçar që qëndronte në ambientet e paraburgimit.

28-vjeçari Ivi Stameta është gjetur i pajetë në qeli nga efektivët e policisë. Ai akuzohej për vjedhje dhe ishte vënë në pranga ditën e sotme, rreth orës 14:00.

Nuk dihet ende se ç’mund ta ketë shtyrë të riun të merrte një vendim drastik.