Ballina Lajme Politike Vendoret/ Rama: Zyrtarizojmë kandidatët në fund të marsit, konkurrojmë me kundërshtarë të...

Vendoret/ Rama: Zyrtarizojmë kandidatët në fund të marsit, konkurrojmë me kundërshtarë të padenjë

1

Në fund të muajit mars do të bëhet zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 Majit,. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, teksa shtoi se në linja të përgjithshme, është përgatitur skuadra e kandidatëve për kryebashkiakë.

Në fund të muajit bëhet regjistrimi i kandiddatëve. Nga ana tjetër përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme. Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka patur sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë kryebashkiakë, ka vazhduar procesi. Zyrtarizmi përfundimtar para regjistrimit, jemi në linjat e përgjithshme e dimë cila do jetë skuadra e kandidatëve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet vendore. Teksa e konsideroi opozitën si skuadër të dobët, Rama u shpreh se PS duhet të shkojë përtej fitores aritmetike.

“Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm. Por, për hir të së vërtetës, dua të jem i drejtpërdrejtë, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë është minimumi. Duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike. Të hysh në fushë me kundërshtare që janë të padenjë për të qenë në në fushë nuk është e vështirë  të fitosh. Kjo do të thotë më shumë me njerëzit. Këto lloj situatash rrezikojnë të të shkëpusin nga njerëzit.

Nuk ka asnjëherë një fitore të lehtë, por gjërat nuk janë aq të vështira sa kur duhet të merresh me ipagat, investimet, pensionistët. Kjo është sfida ku ne duhet të përqendrohemi”, shtoi ai.

/rtsh.al/