Ballina Vendi Vendimi i Gjykates lë në arrest shtëpie, Ish-drejtorin e Policise...

Vendimi i Gjykates lë në arrest shtëpie, Ish-drejtorin e Policise Fier

1

Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Nushi është një emër i dëgjuar edhe më parë, pasi dilte në përgjimet e dosjes “Babale”. Në atë kohë Ervin Salianji publikoi një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje ku shprehej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Bëhej fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Kujtojmë se Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronit.