Ballina Lajme Vendimi, 45 000 000 lekë shpërblim për sportistët elitarë dhe trajnerët e...

Vendimi, 45 000 000 lekë shpërblim për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre

2

Sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre do të përfitojnë 45 000 000 lekë si shpërblim për arritjet e tyre. Qeveria ka marrë vendim që Ministria e Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor për zhvillimin e sportit, do ti shtohet fondi prej 45 000 000 lekësh, për shpërblimin e sportistëve elitarë e të trajnerëve të tyre.

“Efekti financiar, prej 45 000 000 lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.”- thuhet në vendimin e qeverisë.

/rtsh.al/