Ballina Bota Vdes 30-vjeçari/ E përpiu gropa thithëse brenda në pishinë

    Vdes 30-vjeçari/ E përpiu gropa thithëse brenda në pishinë

    1

    Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u përpi nga gropë thithëse në fundin e një pishinë në Izrael.

    Burri, i cili nuk është identifikuar, i moshës 30-vjeçare, u gjet në fund të një tubi 15m në pishinën e qytetit Karmei Yosef në Izraelin qendror.

    Shërbimet e urgjencës të pajisura me kamera Go-Pro ngritën një strukturë për të parandaluar shembjen e pjesës tjetër të pishinës dhe kryen një operacion 4-orësh përpara se të gjenin trupin.

    Pamjet tmerruese tregojnë momentin kur tubi tharës kullon ujin e pishinës. Disa objekte, përfshirë këtu një flamingo, shihen duke u zhdukur në vrimën thithëse në qendër të pishinës.

    Autoritetet thanë se një burrë 34-vjeçar, i cili gjithashtu u tërhoq zvarrë nga gropa, kishte mundur të dilte jashtë dhe mbeti me nga lëndime të lehta.

    Ata shtuan se po përdornin një helikopter për të zbuluar gropa të tjera në zonë. Policia tha se po hetonte vdekjen.

    Mjeku Uri Damari tha për The Jerusalem Post: “Ky është një incident shumë i pazakontë. “Kur arrita në vendin e ngjarjes pashë një gropë që ishte hapur në fund të pishinës së zbrazët. Njerëzit që ishin aty më thanë se gropa u hap papritur dhe brenda pak sekondash u përpi i gjithë uji i pishinës”.