Ballina Lajme Vazhdon puna e ndërmarrjes së punëve publike në disa fronte në periferi...

Vazhdon puna e ndërmarrjes së punëve publike në disa fronte në periferi të qytetit të Fierit. Përmirësimi i infrastrukturës në kalendar të investimeve të bashkisë së Fierit

1

Ashtu si kishte premtuar kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi e ka mobilzuar numrin e fuqisë punëtore të ndërmarrjes së punëve publike në periferi të qytetit të Fierit në investim të infrastrukturës rrugore. Së fundi ka filluar ndërhyrja për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme rrugore në zonën pranë rreth rrotullimit të rrugës Fier- Patos në lagjen “Sheq i Madh” të qytetit të Fierit. Investimi është i rëndësishëm për këtë zonë e cila prej disa vitesh ka njohur një popullim në numër të shtëpive të banimit, por me këto investime në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore nuk quhet I përfunduar kujdesi bashkiak ndaj kësaj zone. Të tjera investimeve parashikohen në një periudhë të dytë. Ndërkohë që po në periferi vazhdon puna për për rikonstruksionin e rrugës “Mirëkuptimi”në lagjen Mbrostar Ferko të qytetit të Fierit me procesin e ndërtimit të trotuareve. Këto janë investime të kryera nga të ardhurat e buxhetit lokal dhe marrin një rëndësi të madhe në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së komunitetit. Rruga “Mirëkuptimi” do të ketë standarde bashkëkohore me ndriçim, trotuaret, me rrugë të zgjeruar që lidhen më akset kryesore rrugore të qytetit të Fierit.