Ballina Vendi Varhelyi: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Varhelyi: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

1

Parlamenti Evropian ka diskutuar sot çështjet që prekin vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Evropian të përshpejtojë procesin e zgjerimit në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi që edhe Parlamenti Evropian, të mbajë ritmin e duhur dhe të japë sinjale pozitive për procesin e zgjerimit.

Në vitin 2022, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në BE. Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë e Hercegovina morën statusin kandidatit, ndërsa Gjeorgjia u cilësua si një kandidate potenciale. Ai theksoi se Parlamenti Evropian, duhet të mbajë ritmin e duhur edhe këtë vit dhe të japë sinjale pozitive për procesin e zgjerimit.

Varhelyi foli edhe për Kosovën, duke thënë se edhe për të duhet rritur procesi i përshpejtimit. 

Të gjithë e dimë se cili është qëndrimi ligjor për statusin e Kosovës. Pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe kjo ndikon në qasjen tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tani, Presidenca suedeze është duke shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për statusin kandidat, por vendimi nuk na takon neve, por Këshillit”, u përgjigj ai.

/rtsh.al/