Ballina Lajme Varhelyi: 30 mln euro për planin ekonomik dhe të investimeve! Shqipëria e...

Varhelyi: 30 mln euro për planin ekonomik dhe të investimeve! Shqipëria e para që do ketë Terminalin e gazit të lëngshëm natyror

1

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët e Josep Borrell dhe Kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se ashtu sikurse Shqipëria ka përmbushur një pjesë të madhe të detyrimeve për integrimin, edhe BE duhet të bëjë detyrat e saj. Në këtë kuadër, Varhelyi u shpreh se 30 milionë euro do të shkojnë për planin ekonomik dhe të investimeve, ndërsa theksoi se për 40 projekte në Ballkan BE ka dhënë 1.9 miliardë euro grante për zbatimin e tyre.

Me planin ekonomik dhe të investimeve po e bëjmë. Kemi hartuar këtë plan 30 mln euro, që të përshpejtojmë realizimin e këtij plani dhe zhvillimin e ekonomive, të bindim investitorët e huaj të vijnë gjithmonë e më tepër. Ne duam më shumë se kaq. Prandaj kemi dhënë 1.8 mld euro grante për zbatimin e 40 projekteve kryesore ne Ballkan. Por duhet të shkojmë përtej, duhen lidhje tregtare, ndërlidhje digjitale dhe më shumë energji për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

“Energjia është kriza e re”, theksoi Varhelyi, ndërsa theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të shndërrohet në pikën e re të energjisë për europën. Shqipëria do të jetë e para që do realizojë terminalin e gazit të lëngshëm natyror. Për Varhelyin, diskutimi mes tij, Borrell dhe Ramës, ishte pikërisht kjo çështje, se si Europa mund të lidhet me këtë projekt dhe me atë hallkë që mungon.

Energjia është kriza e re, prandaj kemi dhënë 1 mld euro në paketën mbështetëse të energjisë. Elementet e para sapo do të vijnë, 80 mln euro në mbështetje në formë granti dhe në formë mbështetje buxhetore. Por na duhet një sistem më rezistent e sovran energjetik për Ballkani Perëndimor. Ballkani perëndimor mund të shndërrohet në pikën e re të energjisë për Evropën.

Terminali evropian i gazit të lëngshëm natyror për Ballkanin është përpjekja tjetër madhore që duhet të realizohet. Rajoni do nisë të rritet më shpejt se BE sepse ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha ai.

/rtsh.al/