Ballina Lajme Vajza bën 99% të trupit tatuazh: Më thonë njerëzit ‘Shkatërrove veten! Pse...

Vajza bën 99% të trupit tatuazh: Më thonë njerëzit ‘Shkatërrove veten! Pse u shëmtove?!’

1

Një modele australiane ka thënë se e ka të vështirë të gjejë një punë pasi 99% e trupit të saj është mbuluar nga tatuazhet.

Amber Luke ka tatuazhe edhe në qëpallat e syve.

Ajo ka shpenzuar mbi 250,000 $ për t’u tattoo-uar dhe falë pamjes së saj ka marrë pseudonimin “Vajza e Dragoit”.

Teksa jetojmë në një shoqëri mjaft progresive, Amber ka luftuar për të gjetur punësim të përhershëm.

“Sepse ashtu siç e shoh unë, nuk dua të punoj për një kompani që ka mendje të cekët dhe nuk mund të shikojë përtej imazhit tim”,-tha ajo.

“Secili ka mendimet e veta se çfarë është bukuria”, tha ajo. “Por, ajo që më vjen më prek më shumë është kur dikush më shpreh opinionin e tij në publik dhe vjen tek unë dhe më thotë: “Oh, sa je shëmtuar”, ose “Ti ke shkatërruar veten”.