Ballina Bota Ushtarët rusë shtrohen në spital, mjekët:Janë ekspozuar ndaj radioaktivitetit të Çernobilit

    Ushtarët rusë shtrohen në spital, mjekët:Janë ekspozuar ndaj radioaktivitetit të Çernobilit

    1

    Të paktën shtatë autobusë që transportonin ushtarë rusë kanë mbërritur në qytetin e Gomelit këtë javë, ku ndodhet një qendër që është e specializuar në trajtimin e të infektuarve me radioaktivitet. Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shqetësime se qindra ushtarë rusë të gjetur në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit janë të infektuar me radioaktivitet.

    Sipas burimeve për , ushtarët rusë marrin trajtim special në qytetin Gomel të Bjellorusisë, pasi nuk ishin pajisur me aksesorët e duhur për të qëndruar pranë centralit bërthamor, duke kryer praktikisht “vetëvrasje”.

    Zona e madhe rreth Çernobilit është një zonë e ndaluar për këdo që nuk punon atje, por “Pylli i Kuq” konsiderohet aq i ndotur sa që as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen ta vizitojnë pa leje të posaçme.