Ballina Vendi Urgjenca mberrin me vonese, se stafi saj nuk dinte anglisht,humb jeten...

Urgjenca mberrin me vonese, se stafi saj nuk dinte anglisht,humb jeten turistja gjermane ne Itali!

1
Urgjenca e spitalit nuk dinte të fliste anglisht, vdes turistja 25-vjecare në Itali

Një 25-vjeçare ka humbur jetën në Focene në Itali, për shkak se stafi i urgjencës nuk dinte të fliste anglisht e për rrjedhojë të komunikonte me turistët. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga i dashuri i së resë. Ai thotë se stafi i 118 (urgjenca në Itali) nuk dinte të fliste anglisht, ndërsa kur u kuptuan ishte shumë vonë. Ambulanca mbërriti pas 43 minutash.

Turista muore a Focene. Il fidanzato: «I soccorritori non parlavano inglese». La Regione smentisce- Corriere.it

Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së të resë gjermane, megjithëse dyshimi është se ajo mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

Janna Gommelt, 25 vjeçe nga Weismain, vdiq pasditen e 20 janarit në via di Focene, në kampingun ku që nga nëntori i vitit 2021 ajo qëndronte së bashku me të dashurin e saj irlandez, Michael Douglas 34 vjeç.

Turista morta a Focene, il camper spostato prima dell'arrivo dei soccorsi e gli altri punti oscuri- Corriere.it