Ulja e temperaturave në Shqipëri ka nxjerrë në terren edhe specialistë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministrja Frida Krifca në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur se “me uljen e theksuar e të menjëhershme të temperaturave vihet në vështirësi puna për mbrojtjen dhe menaxhimin e fermave ndaj së bashku me ekipet tona të mbrojtjes së bimëve, ekstensionistët dhe veterinerët jemi në terren në ndihmë të fermerëve për të përballuar së bashku këto vështirësi”.
Ajo shkruan se specialistët këshillojnë marrjen e masave. “Për këshilla dhe rekomandime specifike mund të kontaktoni me specialistët e bujqësisë në zonat tuaja pranë AREB-eve, QTTB-ve dhe Drejtorive Rajonale të AKVMB ose telefononi në numrin e gjelbër 08003366”, shkruan ministrja, Frida Krifca.
/ rtsh.al /