Ballina Vendi Ulja e rasteve me Covid, infektivi drejt boshatisjes

Ulja e rasteve me Covid, infektivi drejt boshatisjes

2

Drejt boshatisjes spitali infektiv Covid 1.

Ulja e numrit të rasteve me Covid ka sjellë edhe një rënie të shtrimeve në spitalin infektiv. Aktualisht vetëm 1.9 % e të prekurve aktivë me Covid po marrin shërbim spitalor.

Të shtruarit në spitalin Covid 1 janë qytetarë nga Durrësi, Elbasani, Fieri, Shkodra, Tirana dhe Vlora. Ulja e rasteve me Covid pritet të shoqërohet me lehtësim masash në dy javët e para të Marsit.

Autoritet shëndetësore thonë se edhe pse shtrimet në spital po pësojnë ulje, pavijoni Covid do të vijojë të shërbejë në spitalin Covid 3, apo ish-kirurgjia  e vjetër, e cila ka në dispozicion 150 shtretër.

Ata pacientë që do të kenë nevojë për shtrim spitalor do të zhvendosen nga spitali infektiv drejt atij Covid 3. Brenda Marsit, pritet të nisë rehabilitimi i plotë i Spitalit Infektiv.