Ballina Kulture “Ukraina në 10 orë”, ekspozita fotografike e Ben Blushit, ka pasur si...

“Ukraina në 10 orë”, ekspozita fotografike e Ben Blushit, ka pasur si stacion të turit të saj Galerinë e Artit “Vilson Kilica” në Fier.

1

Kur shqipton emrin Ben Blushi do të mendosh ndonjë vëllim të ri të tij të publikuar në lëmin e letërsisë, por befas për ndjekësit e tij dhe më gjerë do të shfaqet me një pasion të ri, atë të fotografisë. Si pjesë e një delegacioni shqiptar dhe të malazezëve që kanë vizituar Ukrainën, Ben Blushi ka sjellë përmes objektivit të tij fakte trishtuese nga situata atje.

Në çeljen e kësaj ekspozite drejtoresha e Galerisë Elenica Paloli duke uruar mirëseardhjen e kësaj ekspozite të një personazhi të njohur të botës së medias bashkohore, Ben Blushi, ka shprehur kënaqësinë që bashkia e Fierit ashtu si në shumë raste të tjera ka treguar gatishmërinë për mbështetjen e kësaj ekspozite me një natyre krejt të vecantë.

Sipas saj ekspozita në fjalë, e titulluar thjesht “Ukrahina në 10 orë” është një event dokumentues, i cili ashtu si thekson dhe Qendra për Komunikim dhe Dialog, hapësira ku ky cikël fotografish u prezantua për herë të parë, është një cikël që të katapulton në realitetin sfidues të një lufte të përgjakshme, ku çdo shkrepje përmban elementin e fshehur: atë të ripërshtatjes, por edhe të shpresës.

” Kjo ekspozitë ka shënuar tashmë një tur prezantimesh në shumë qytete të vendit, por e veçantë është cilësuar prezantimi i saj nga drejtues të Qendrës për Komunikim dhe Dialog është cilësuar ai në Prishtinë, kur Kosova ka përjetuar të njëjtat tmerre si banorët në Ukrainë gjatë sundimit dhe terrorit serb.

Në këtë ekspozitë shëtitëse, që këtë radhë nderon galerinë e qytetit Fier, janë të ekspozuara rreth 45 imazhe, të përzgjedhura me kujdes, të cilat hedhin dritë mbi këtë agresion të dhimbshëm dhe të paprovokuar, ku shenjat dhe pasojat e luftës qendërzojnë në formë dhe frymë. Ndërsa në fjalën e tij Blushi ndihet i kënaqur që ekspozita e tij po qëndron në këtë mjedis modern të galerisë duke shpalosur historitë që mbart secila prej fotografive./Tv Kombi/