Ballina Vendi “Ukraina është nën stres të vazhdueshëm”, Olena Zelenska: Kemi nevojë për ndihmën...

“Ukraina është nën stres të vazhdueshëm”, Olena Zelenska: Kemi nevojë për ndihmën e ekspertëve, shëndeti mendor i qytetarëve…

1

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka deklaruar se vendi i saj është nën stres të vazhdueshëm.

Komentet e saj vijnë disa orë pasi një numër sulmesh me raketa u raportuan në vend, duke përfshirë rajonin e Kievit.

“Ne kemi qenë nën stres të vazhdueshëm që nga 24 shkurti dhe kjo nuk po bëhet më e lehtë,” tha ajo, në një prononcim për BBC.

Zonja Zelenska thotë se qeveria duke u ndihmuar edhe nga OBSH, po mundëson që qytetarët të marrin ndihmë për shëndetin e tyre mendor.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e ekspertëve dhe kjo është arsyeja pse ne i jemi drejtuar OBSH-së e cila po na ndihmon me ndihmë psikologjike”, tha ajo.

Capture

Zonja Zelenska, e cila njihet si natyrë mjaft private dhe daljet e saj në meida janë të kufizuara, ka diskutuar edhe për paraqitjen e saj të fundit në Vogue. Ajo tha se kjo ishte një mundësi e madhe për të folur për Ukrainën.

“Miliona njerëz lexuan Vogue dhe të flisja drejtpërdrejt me ta ishte detyra ime. Dhe kjo ishte një përvojë interesante. Në jetën paqësore, nuk jam mësuar me vëmendjen. Të gjithë po luftojnë në vijën e parë dhe kjo ishte më e pakta që mund të bëja”, tha ajo.