Ballina Lajme “U thashë policëve që kam foshnjën me gji”, Gjykata liron nga burgu...

“U thashë policëve që kam foshnjën me gji”, Gjykata liron nga burgu nënën lehonë

1

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga burgu nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua 8 ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në 50 ditë burg.

Gjatë seancës gjyqësore mbrojta mori  përsipër që të paguhet gjoba.

Prokuroria: A jeni dakord që ju të paguani gjobën dhe quhet dënimi i shlyer dhe çështja zgjidhet përfundimisht që të mos zvarritet nëpër procese gjyqësore? Dhe jam dakord që të lirohet menjëherë nga burgu për shkak të situatës ku ndodhet.

Prokuroria: Kemi një dënim të shtetases në fjalë. Ka vendim dënimi me gjobë që nuk është ekzekutuar nga përmbarimi dhe ata kanë njoftuar prokurorinë. Nuk kemi qenë në dijeni që zonja ka qenë me fëmijë sepse vendimi është në Qershor 2022 dhe zonja ka qenë në mungesë.

MbrojtjaKërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu për shkak të fëmijës së mitur që është vetëm 20 ditësh.

Mbrojta: Ne kemi bërë dy kërkesa, shtyrja e afatit të ekzektutimit të vendimit derisa fëmija të bëjë 1 vjeç dhe po ashtu pezullimin e vendimit me burg.

Akuza: Nuk është shlyer gjoba dhe për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg.

Ndërkaq, 26-vjeçarja është shprehur gjatë seancës se “nuk ka qenë në dijeni të gjobës”, ndërsa në momentin e arrestimit sipas saj u ka thënë policëve se kishte fëmijën në gji.

“Nuk isha në dijeni të gjobës. Fëmijën e lashë në shtëpi. Kisha djalin në krah. Nuk e kam braktisur fëmijën e parë. Nuk e kam takuar fëmijën e parë, ka 5 vite.”- tha ajo.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.