Ballina Vendi Pogradec/U plagos nga dy persona, shënjestra djali i pronarit të një hoteli

Pogradec/U plagos nga dy persona, shënjestra djali i pronarit të një hoteli

2

Plagosja në Pogradec ka ardhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt një hoteli në Pogradec.

I plagosur ka mbetur djali i pronarit të hotelit, Joan Muçallari i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.

Dy autorët e shpallur në kërkim nga policia janë shtetasit Firdeus Berberi, Gresi Maxhari.

Mësohet se Muçllari ka shkuar vetë në spital, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë njoftuar policinë. noa.al