tvkombi
tvkombi

U ndoq nga 4 miliardë njerëz në televizion, funerali i Mbretëreshës Elizabeth hyn si më madhështori në histori!

Bota

Publikuar ne:06:43 - 20/09/2022

Britania e Madhe- Dje u përcoll në banesën e fundit Mbretëresha Elizabeth II. Në nder të monarkes më jetëgjatë britanike u përgatit një ceremonial madhështor, i jashtëzakonshëm, që nuk ishte zhvilluar në dekada.

Sipas të dhënave, mendohet se funerali është ndjekur në televizione nga 4.1 miliardë njerëz në mbarë botën. Vetëm ky fakt mjafton për të vërtetuar se Elizabeth ka hyrë në histori si figura më ikonike për versionin modern të monarkisë pas 96 vitesh jetë dhe 70 në fron.

Kostoja e ceremonisë, me 2,000 të ftuar zyrtarë, vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë, duke përfshirë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota, si dhe anëtarë të aristokracisë tradicionale, mbretërve.

Për të ruajtur sigurinë ishin në rrugët e Londrës 10,000 policë. mdërsa qindra mijëra njerëz të zakonshëm mbajtën radhën për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës që udhëhoqi vendin për 70 vite.

Funerali i Elizabeth pa dyshim do të hyjë në histori si ceremonia e parë e këtij lloji në Britaninë moderne që organizohet nga vetë shteti pas vitit 1965. Në atë kohë, funerali i Winston Churchill, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, u pagua nga buxheti i shtetit britanik, pasi ai kujtohet si figura që udhëhoqi luftën ndërkombëtare kundër nazizmit.

Dhe më herët, funerali më madhështor i një shtëpie sovrane ishte ai i babait të Elizabetës, mbretit Xhorxh VI, në vitin 1952.

Edhe pse në Britani, krahas zisë, ka një shqetësim në rritje për koston astronomike të funeralit dhe të gjithë pjesëmarrësve, pavarësisht se kostot nuk përballohen vetëm nga taksapaguesit britanikë, pasi ato mbulohen pjesërisht nga vetë dinastia mbretërore, promovimi i vendit në mbarë botën konsiderohet të sjellë fitime të shumëfishta. Magjia e Britanisë dhe tërheqja e edhe më shumë turistëve është mbështetur gjithmonë, në një masë të konsiderueshme, në traditat e ruajtura mbretërore.

Britania është në krye të lajmeve botërore për gati dy javë, ndërsa ceremonia mortore pritet të kalojë çdo rekord të mëparshëm të madhështisë dhe shikueshmërisë.

Asnjë ngjarje e mëparshme në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të krahasohet me funeralin e Elizabeth, madje as ceremonia e lamtumirës për Princeshë Dianën, që humbi jetën parakohe në vitin 1997.

Ju sugjerojmë