Ballina Vendi U largua nga dora e nënës sapo doli nga kopështi, 3-vjeçarja shqiptare...

U largua nga dora e nënës sapo doli nga kopështi, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina në Itali

1

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Vogëlushja ishte me mamanë e saj, e cila kishte shkuar ta merrte kur iu largua papritur nga dora dhe u përplas nga makina e një prindi tjetër, që rezultoi të ishte babai i shokut të saj të klasës.

Mësohet se shoferi po ecte me shpejtësi të ulët pranë shkollës De Amicis në Capoliveri dhe vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën.