Ballina Sport U gjuajtën 22 penallti për të vendosur fituesin, Liverpuli mund Çelsin në...

U gjuajtën 22 penallti për të vendosur fituesin, Liverpuli mund Çelsin në finalen e Kupës së Ligës

2

Finalja e Kupës së Ligës mes Çelsit dhe Liverpulit ishte emocionuese deri në momentet e fundit. U desh goditja e penalltive që të shpallej fituesi i trofeut me  Liverpulin  që doli i buzëqeshur nga kjo përballje.

Çelsi dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ku pati një mori rastesh për të shënuar, por sulmuesit nuk u treguan të saktë. Në pjesën e dytë skuadrat u ndezën me Liverpulin që kaloi në avantazh me mesfushorin Matip. Megjithatë festa ishte e shkurtër pasi VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe u luajt koha shtesë. Në minutën e 110 Havertz realizoi për Çelsin, por përsëri goli u anulua për pozicion jashtë loje. Asnjë fitues dhe si përfundim skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive.

Nga goditja e 11 metërshave,  lojtarët e Liverpulit u treguan më të saktë. Goditjen shkuan deri tek portierët me gardianin e Çelsit, Kepa që e çoi topin jashtë portës.