Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar i identifikuar si Admir Bejo ka mbetur i plagosur.
Por emri i Bejos nuk është i panjohur për policinë, kjo pasi në vitin 2007 ai së bashku me të vëllanë kanë tentuar të vrasin vëllezërit Ardian Kundja, 25-vjeç dhe Saimir Kundja, 27-vjeç duke i qëlluar me 8 plumba pistolete tip “Berete”.
Vëllezërit Ilija Bejo, atëherë 23-vjeç dhe Admir Bejo, 30-vjeç, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.
Në lidhje me ngjarjen e vitit 2007, policia ka raportuar se bëhej fjalë për një konflikt të nisur për shkak të një femre me të cilin Ilia Bejo bashkëjetonte prej një viti.