Ballina Rajoni U dogjën për së gjalli, e veja e 39-vjeçarit: Burri dhe shoku...

U dogjën për së gjalli, e veja e 39-vjeçarit: Burri dhe shoku shqiptar i shpëtuan shpërthimit në të njëjtin biznes në vitin 2016

1

Një shqiptar dhe një grek vdiqën ditën e djeshme, 4 shtator pas shpërthimit të gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërsa emigranti shqiptar, ende i paidentifikuar nga mediet greke mësohet se ka qenë 49 vjeç.

E veja e 39-vjeçarit grek zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në biznes.

Zenovia Paschos ka ndarë detaje tronditëse pas tragjedisë.

Sipas saj, në vitin 2016 ka ndodhur sërish një shpërthim në këtë biznes, ku bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë në momentin e fundit dhe ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes dhe burri im shpëtoi. Ai arriti të shpëtonte edhe shokun e tij atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit i digjej fytyra. Pastaj të dy  shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë, thotë e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.

Dhe vazhdon: “Të dielën mbaronte punën dhe kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. Filloj të iki për të shkuar në punën e tij për ta gjetur, largohem nga shtëpia dhe shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, thotë e veja e 39-vjeçarit.

“Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here… Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, përfundon Zenovia Paschou./Abcnews.al/